Studiuesi Perikli Qiriazi

Panairi ‘Ditënetët e librit’, Perikli Qiriazi rrëfen ‘Trashëgiminë Natyrore të Shqipërisë’

17 Maj 2018, 22:37| Përditesimi: 18 Maj 2018, 09:16

  • Share

Në kuadrin e organizimit të Panairit “Ditënetët” e librit në Muzeun Historik Kombëtar, studiuesi Perikli Qiriazi do të na dhurojë një vepër me vlera të veçanta mbi trashëgiminë natyrore.

“Trashëgimia natyrore e Shqipërisë” (Vlerat, rreziqet dhe menaxhimi) quhet libri i prof. dr. Perikli Qiriazi, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Trashëgimia përfshin në vetvete vlera natyrore e kulturore që përcillen brez pas brezi.

Sipas studiuesit Qiriazi: 

Kur pjesë e saj janë vlera të mjedisit natyror, kemi të bëjmë me trashëgimi natyrore, ndërsa kur bëhet fjalë për vlera materiale e shpirtërore të shoqërisë, kemi trashëgimi kulturore. Ndërsa kur trashëgimia natyrore është vlerë e rrallë në shkallë ndërkombëtare, cilësohet “trashëgimi botërore”.  Si e tillë së bashku me trashëgiminë e veçantë kulturore të popujve, radhitet në Listën e Trashëgimisë Botërore, që mbrohet nga Konventa e Trashëgimisë Botërore.

Studiuesi Perikli Qiriazi

Promovimi i këtij libri do të bëhet sot në Muzeun Historik Kombëtar në sallën “Shpataraku”. Akademia e Shkencave deklaron se: 

Në këtë libër trajtohen me profesionalizëm, dashuri të thellë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, vlerat e veçanta të natyrës shqiptare, gjendja, sfidat dhe menaxhimi i tyre për qëllime studimore, turistike, kulturore dhe didaktike.

Akademia e Shkencave

Qiriazi ka studiuar mbi 1073 site nga vendi ynë dhe nga hapësira gjeografike shqiptare jashtë kufijve tanë politikë:Rajca dhe Gashi me pyje primarë dhe të vjetra ahu të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Europës; Butrinti; Gjirokastra; Berati;rajoni i liqenit të Ohrit dhe kompleksi i manastireve dhe i kishave mesjetare në Kosovë, etj. Qiriazi  e sheh Shqipërinë si një muze të madh natyror me resurse të jashtëzakonshme.


Libri i studiuesit Perikli Qiriazi, i cili rrëfen mbi ‘Trashëgiminë Natyrore të Shqipërisë’ )

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?