Panairi, besnikët e letërsisë përballë tkurrjes së lexuesve! Shkrimtarët: Nuk shpërblehemi për strapacimin tonë! Shitësit e librit fitojnë më shumë se autorët  

16 Nëntor 2023, 15:56| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 18:32

  • Share

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur panairi i 26-të i librit me 95 ekspozues. Prej dy ditësh eventi i përvitshëm ka mbledhur personazhe ‘besnikë’ të kësaj tradite, vizitorë dhe shtëpi botuese që sjellin secili një model, stil dhe mënyrë unike të shkruari. Por, përveç tkurrjes së numrit të lexuesve, shkrimtarët përballen me probleme të tjera të hershme që lidhen me shpërblimin për artin e tyre, i cili në aspektin ekonomik zhvlerëson penën e tyre plot vlera.

Të ftuar në Report Tv, shkrimtarët Rita Petro, Ilir Ikonomi dhe Namik Dokle folën mbi problematikat që ndeshin shkrimtarët.

Për bashkëautoren e teksteve shkollore të Gjuhë-Letërsisë, ekonomia e tregon determinon fitimet e shkrimtarëve të cilët nuk paguhen mjaftueshëm për mundin e tyre.

“Ne jetojmë në ekonomi tregu dhe për këtë arsye autori do të marrë në bazë të tirazhit dhe pagesat nuk bëhen si dikur që paguante shteti në bazë të faqeve. Tani nëse libri nuk shitet, normal që autori do të marrë shumë pak dhe anasjelltas. Autorët dhe përkthyesit marrin shumë më pak se autorët dhe përkthyesit në vendet e tjera. Në krahasim me pagat e njerëzve janë shumë shtrenjtë, por në raport me librat ku ne blejmë copyright-et e një novelisti, këto janë më të shtrenjta. Po të marrim shembull librin e një novelisti,  ai shitet 25 euro dhe ne në Shqipëri e shesim 12 euro dhe ata çuditen dhe thonë se çfarë fitimi na ka dalë, ne e bëjmë këtë gjë vetëm e vetëm që të shkojë te lexuesi.”-tha Petro.

Ndërsa gazetari Ilir Ikonomi shprehet se çmimi i librave në Shqipëri është shumë më i lartë se çmimi i librave në Amerikë. 

“Është e vërtetë, bëj krahasimin me çmimet e librave në Amerikë me çmimet e librave këtu. Në krahasim me pagat e njerëzve janë goxha shtrenjtë. Një libër ta blesh me 15-20 euro për një shqiptar me një pagë mesatare është shumë më shtrenjtë, se sa ta blesh në Amerikë, ku një libër i tillë që kushton 20 euro këtu do të bënte 80 euro dhe nuk besoj se ka amerikan që blen një libër 80 euro. Duhet një lloj sponsorizimi për librin nga qeveria apo dikush tjetër”, tha Ikonomi

Sipas Dokles, strapacim i shkrimatrëve dyfishohet kur shikojnë se çfarë shpërblimi merr shkrimtari për një libër.

“Sa i përket shpërblimit të shkrimtarëve unë do kujtoja thënien e Markesit, i cili thoshte se askush nuk e di se çfaër strapacimi është të shkruash një libër. Ky strapacim dyfishohet kur shikon se çfarë shpërblimi merr shkrimtari për një libër. Por shkrimtari nuk ndryshon dhe ai vazhdon të  shkruajë edhe sikur ta dijë që nuk do të marrë asnjë qindarkë. Shteti duhet të këtë kujdes për librin në veçanti dhe jo për shkrimtarët. Shitësi i librit paguhet më shumë se autori, i cili shpërblehet me 1 mijë lekë ndërsa shitësi paguhet 3 herë më shumë. Kjo është një absurditet dhe shteti duhet të studiojë dhe t’i japë një zgjidhje.”

“Unë kam kaluar nga e letërsia në politikë dhe pastaj pas politikës jam kthyer te dashuria e parë te letërsia, sepse kam botuar shumë drama gjatë kohës që nuk merresha me politikë. Panairi është si një festë e librit dhe unë e konsideroj të tillë sepse shikoj një interesim të madh të njerëzve. Natyrisht ka shumë nga ata që vijnë në panair dhe nuk blejnë libra, por ka nga ata që vijnë për kuriozitet, por gjithsesi kureshtja për të parë një tempull kulture është më i mirë se kureshtja për të parë gjëra të tjera. Zhvillimi i panairit është shumë gjë pozitive, sepse libri përhap kulturë dhe dije. Ajo që më bën përshtypje është prania e shumë të rinjve, të cilët ndoshta pas shumë vitesh të frymëzuar nga ky panair mund të jenë shkrimtarë të ardhshëm. Në këtë panair unë vij me romanin tim të 6, “10 gramë nder”, i cili duhet se ka interes nga lexuesit.”-tha Dokle.

Ndërsa për shkrimtarin e njohur Ilir Konomi, shteti duhet të sponsorizojë autorët e librave në mënyre që ata të shpërblehen për mundin e tyre.

 “Po ka shumë nevojë për sponsorizime. Kultura duhet të sponsorizohet nga shteti. Në Shqipëri mendoj se është e mundur dhe duhet të bëhet, vetëm se këtu ka një problem se nëse shteti sponsorizon libra duhet të ketë një paanshmëri në përzgjedhjen e autorëve.”-u shpreh ai.  

Ora 16:36
Panairi i Librit, Konomi: Kultura duhet të sponsorizohet nga shteti! Çmimet e librave në Shqipëri shumë të larta në krahasim me pagat

 

Një nga penat që sjell çdo vit libra për lexuesit shqiptarë, Ilir Konomi shprehet se një nga arsyet e uljes së numri të lexuesve janë çmimet e librave, të cilat në Shqipëri janë shumë më të larta se në Amerikë. Ndërsa thekson domosdoshmërinë e sponsorizimit të shkrimtarëve nga ana e shtetit.

“Është e vërtetë, bëj krahasimin me çmimet e librave në Amerikë me çmimet e librave këtu. Në krahasim me pagat e njerëzve janë goxha shtrenjtë. Një libër ta blesh me 15-20 euro për një shqiptar me një pagë mesatare është shumë më shtrenjtë, se sa ta blesh në Amerikë, ku një libër i tillë që kushton 20 euro këtu do të bënte 80 euro dhe nuk besoj se ka amerikan që blen një libër 80 euro. Duhet një lloj sponsorizimi për librin nga qeveria apo dikush tjetër”, tha Ikonomi

“Po ka shumë nevojë për sponsorizime. Kultura duhet të sponsorizohet nga shteti. Në perëndim mund të mos jetë ky rast por në Shqipëri mendoj se është e mundur dhe duhet të bëhet, vetëm se këtu ka një problem se nëse Ministria e Kulturës apo shteti sponsorizon libra duhet të ketë një paanshmëri në përzgjedhjen e autorëve.”-u shpreh ai. 

Në panairin e 26-të të librit me 95 ekspozues, gazetari dhe shkrimtari Ilir Konomi vjen me një autobiografi të Fan Nolit.

“Ky është vëllimi i parë i një serie prej tre vëllimesh i autobiografisë së Fan Nolit, kam vite që punoj për këtë libër. Është pak a shumë jeta e Nolit nga viti 1906-1920, kur ai shkoi në Ame4rikë kur ishte 24 vjeç, punoi aty dhe bëri disa gjëra më vlerë për shqiptarët.”-tha Ikonomi. 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?