Pampuri pyet ministren Koçiu: A po alokohen fonde nga buxheti i shtetit për sterilizimin dhe check up?

15 Prill, 11:42| Përditesimi: 15 Prill, 11:55

  • Share

 

Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka pyetur ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu lidhur me dy koncesionet, check up dhe sterilizimit, të cilët janë në hetim nga SPAK dhe është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.

Pampuri e pyeti ministren nëse po alokohen fonde nga buxheti i shtetit për dy koncesionet, ndërsa pyeti se si po shkon puna me dy koncesionet e tjera, dializën dhe laboratorët mjekësore, për të cilat Rithemelimi hoqi dorë nga hetimi parlamentar.

Oriola Pampuri: Janë 17 mln euro që janë vendosur në shërbim të qytetarëve, pro janë hequr nga persona që kanë nevoja. Bie zjarri dhe ju vini në komisione flisni në mënyrë të përgjithshme pa emra konkrete përgjegjësish. Kështu na thatë të jemi krenar edhe për check up e sterilizimin, por me sa duket kemi heshtur. A ka përgjegjës me emra dhe a po alokohen fonde nga buxheti i shtetit për dy koncesionet që janë në hetim dhe është vërtetuar që janë korruptive, si po shkon puna me dializën dhe laboratorët mjekësore. Kështu jemi krenar në kuvend, krenohemi me deputetë e shkojnë në SPAK, krenohemi me ish-zvkryeministrat dhe ai është në arrati.

Deputeti i PS, Pendavinji: Të mos shfokusohemi përse jemi mbledhur. Ato pyetje që s’kanë lidhje ministrja mund të mos japë përgjigje se janë jashtë rendit të ditës.


Lajmi kryesor:

Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda majit kthehet funksioni


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?