Pampuri publikon videon: 13 ambulanca në pritje te Infektivi, sirenat e tyre janë dështimi i Ramës

16 Nëntor 2020, 13:20| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 14:08

  • Share

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë shqiptare, sipas së cilët kanë keqmenaxhuar situatën e COVID.

Ajo ka publikuar një video nga spitali Infektiv, ku shihen 13 ambulanca që presin në radhë.

Sipas saj, ky është tregues i dështimit të vetë kryeministrit Edi Rama dhe një gjë e tillë do të përfundojë në 25 prill.

"13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet. Teston shumë pak. Vonon përgjigjen deri në 10 ditë. Nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm sepse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill", shkruan Pampuri.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo situatë paraqitet në të gjitha spitalet e Europës. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TA RRRAS LALA: 16/11/2020 15:46

    Kjo indjanja pampuri e gjitha e pshurur është kaq e pa turp sa dhe me vidjo do të na bëj për budallenj. Ne nuk shofim gjë 13 abulanca përveç 3 abulancave dhe kto jan se është bër aksident un isha prezent në ngjarjen e ndodhur e kjo palaço na i shet sapunin për djath. Pty rac pise e ndyr. Jeni bër shum të pështir o partia antishqiptare partia wc pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?