Oriola Pampuri dhe bashkëshorti i saj

Pampuri i dedikon bashkëshortit fjalë të ëmbla në 18-vjetorin e tyre të dashurisë: Je ‘jastëku’ ku vendos kokën, mbështetja ime deri sa jeta të na ndajë

18 Prill 2022, 14:34| Përditesimi: 18 Prill 2022, 14:35

  • Share

Deputetja e PD, Oriola Pampuri në 18-vjetorin e festës së dashurisë së saj me bashkëshortin i ka dedikuar atij disa fjalë të ëmbla. Ajo shkruan se e sheh familjen si “jastëkun e ngrohtë ku vendos kokën në fund të ditës, ndërsa shtoi se dashuria e tyre do të zgjasë përgjithmonë.

"18 vite më pare, me sa mbaj mend ka qenë një ditë si kjo sot, por brenda nesh kishte shumë dashuri, dhe kjo na bënte që atë rrugëtim ta nisnim të sigurt që gjithçka do të shkonte mbarë dhe bukur. Dhe kështu ndodhi, sot pas 18-vitesh kemi familje të mrekullueshme, dy djem dhe një dashuri që rritet cdo ditë. Besnikëria, dashuria, mbështetja, mirëkuptimi ushqyen marrëdhënien tonë ndër vite dhe e bënë atë të shëndoshë siç është sot. Familja është 'jastëku' ku vendos kokën i qetë dhe i sigurt që asgjë dhe askush nuk të cenon. Derisa fundi i jetës të na ndajë, të dashuruar e të lumtur gjithnjë", shkruan Pampuri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 18/04/2022 20:04

    Kjo eshte shembull, se si nje cope mishi ecen ne ofiqe,por ngelet cope mishi.Tipike e femres se pa afte,por qe ka bere hajer ne te mira materiale.Shembull per rinine qe te kapi punet e shtetit eshte mire,kete shembull jep kjo nastradine.

    Përgjigju
  • Gripi: 18/04/2022 16:22

    Lajm i jashtezakonshem per publikun hahahaha Aty e kishim mendjen te jasteku i Pampurit se ajo edhe kur fle mendon per popullin dhe ngritjen e cmimeve.

    Përgjigju
  • Vaporri: 18/04/2022 15:43

    Po o pampuri po vazhdo ti me jasteqet se ok je. Ku do mbeshtetesh kur mos te jesh me deputete se edhe kete here e shtyve si e shtyve. Jonper gje po jasteku mund te gjeje nje koke tjeter pak me te sakte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?