PAMJET/Aksident në aksin Berat-Poliçan, makina përfundon në kanal, përmbyset furgoni! Zjarrfikësja pret pjesët metalike për të nxjerrë shoferin

27 Dhjetor 2020, 13:58| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 15:45

  • Share

BERAT - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur "Uznovë e madhe.

Dy makina, një tip "Honda" dhe një tip "Benz" janë përplasur kokë më kokë.

Mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve ku njëra prej makinave përfundoi në kanal.

Makina tip "Honda" ka humbur kontrollin i cili ka qenë duke hyrë në drejtim të Beratit ndërsa mjeti furgon po udhëtonte në drejtim të Poliçanit.

Furgoni tip "Benz" është përmbysur e për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit. Zjarrfikësja është deturuar për të prerë  pjesët metalike për të nxjerrin shoferin e plagosur. 

Menjëherë ka mbritur ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit. Gjithashtu edhe blutë kanë mbërritur në vendgjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?