PAMJET - Një zjarr i madh përfshin ish-konviktin e veterinarisë në Shkodër, digjen 6 apartamente

14 Shkurt 2020, 15:40| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 18:51

  • Share

SHKODER - Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ndërtesë dy katëshe në lagjen "Guerile" në Shkodër, por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat përfshinë 6 apartamente.

Zjarri ra në një ndërtesë që dikur ka qenë konvikti i shkollës së veterinarisë, por tashmë jetojnë familje. Edhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ku pritet që pas shuarjes së flakëve, të nisin hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në këtë godinë.  

Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

1581691342_zjarrshkdoer.jpg

Lajmi në përditësim...

 

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?