Pamjet nga punimet për tunelin e Llogarasë, hapet në korrik! Gjatë verës pa pagesë

9 Qershor, 08:46| Përditesimi: 9 Qershor, 09:32

  • Share

Në tunelin e Llogarasë vijojnë punimet me ritme intensive për finalizimin e kësaj vepre infrastrukturore. Pamjet nga puna që po kryhet në këtë kantier u ndan sot nga kryeministri Edi Rama me një postim në “Facebook”.

“Mirëmëngjesi dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për finalizimin e tij, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri.

Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit. Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

Përgjatë muajve të verës, tuneli që do jetë i hapur për mjetet do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.

Tuneli do të lidhet me rrugën Orikum-Dukat dhe me Palas-Dhërmi dhe do të ketë 4 korsi. Pritet që të lehtësohet mjaft qarkullimi i mjeteve me kalimin në këtë rrugë të re për në jug, megjithatë pas hapjes që parashikohet në fund të muajit tjetër, mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në këtë tunel përkohësisht, por nga rruga e vjetër.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/06/2024 01:15

    /LUI/,nuk eshte vetem ajo qe thoni ju,por dhe nje /monopolizim/ fituesish te ndertimit te rrugeve.Kudo mund te degjosh te njejtet emra qe fitojne gjithemone.Dikush mund te thote qe ata plotesojne kriteret, prandaj fitojne gjithemone.Kudo ne Shqiperi ka probleme me rruget,por vetem ato kryesoret behen,per rruge dytesore apo dhe ato rurale as qe behet fjale.Nuk do te ishte keq sikur shteti t'ua jepte ketyre /te vegjelve/ qe t'i shtronin e rregullonin e keshtu te forcoheshin financiarisht e te konkuronin /te medhenjte/,sepse kam pershtypjen qe /te medhenjte/nga qe fitojne gjithemone,ose e kane te siguruar fitoren,flene ne dafina sapo fitojne tenderat,se e dine se nuk kane rivale dhe i zgjasin e i stergjasin punimet per te zhvatur, se e dine qe ne fund, shteti po atyre do t'ju lutet e do t'jua jape tenderin e ndertimit.Shkurt,nuk ka konkurence te vertete.

    Përgjigju
  • Lui: 09/06/2024 13:53

    Me mjetet dhe me teknologjine qe njerezimi ka ne dore sot, ky tunel duhet te kishte mbaruar prej kohesh. Por keto firmat qe ndertojne rruget ne Shqiperi, shperndajne makinerite dhe punetoret neper vende te ndryshme sepse marrin projekte me shume nga sa kane mjete dhe punonjes dhe keshtu vonohen perfundimet e cdo vepre. Prandaj dhe shteti duhet te vendosi ndonje gjobe per mashtrime te tilla. Meqe dhe kryeministri yne rreh gjoksin dhe thote qe "Shqiperia nuk eshte me ajo e para 10 viteve". Mbase eshte e vertete ne lidhje me poziten diplomatike, por per hallet e brendshme, zor se ka vlere ajo shprehje, dhe sidomos per ndertimin e rrugeve. Cdo vonese e dorezimit te veprave publike eshte kosto per shtetin, dhe si rrjedhoje kosto edhe per qytetarin. Prandaj dhe gjoba le te vendoset aq sa dem i shkakton shtetit cdo dite vonese. Te behet nje perllogaritje, dhe te gjobitet aq para sa dite ia vonon shtetit dorezimin e vepres. Psh: tuneli mund te humbe 1000€ ne dite? Firma eshte 200 dite me vonese ne dorezim, behet 200 • 1000€=20000€ gjobe kompanise se ndertimit.

    Përgjigju
  • xXx: 09/06/2024 09:40

    Sikur do hapej në Qershor???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?