Vijojnë gërmimet për mozaikun e zbuluar në rrënojat e gjimnazit ‘Gjergj Kastrioti’ në Durrës! Report Tv sjell pamjet me dron

14 Maj, 09:23| Përditesimi: 14 Maj, 09:45

  • Share

DURRËS- Në rrënojat e gjimnazit ‘Gjergj Kastrioti’ në Durrës po vijojnë gërmimet për mozaikun që u zbulua më 9 maj. Report Tv sjell edhe pamjet me dron nga kjo zonë, ku prej disa ditësh po punohet për nxjerrjen në dritë të mozaikut të dytë që është zbuluar në këtë territor.

Gjithashtu puna e arkeologëve, ka nxjerrë në pah struktura të tjera komplekse.

Gërmimet në këtë sit të ri arkeologjik nxjerrin çdo ditë amfora, monedha dhe zbulojnë struktura të cilat do të studiohen për periudhën të cilës i përkasin dhe se për çfarë mund të jenë përdorur.

Veçantia e këtij zbulimi është se struktura të tilla nuk pritej të gjendeshin në këtë territor pasi ndodhen jashtë murit rrethues të Durrësit antik.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?