Shtigjet e Shkallnurit, Durrës

Pamjet mahnitëse nga Shtigjet e Shkallnurit në Durrës, përshkohet lehtësisht në këmbë

8 Qershor, 16:57| Përditesimi: 8 Qershor, 17:09

  • Share

Shtigjet e Shkallnurit, në Rashbull të Durrësit janë kthyer në një atraksion turistik sidomos për të apasionuarit e turizmit të ecjes, çiklizëm malor dhe aventurave në natyrë .

Me një gjatësi prej 10.4 km, terreni kodrinor i Shkallnurit është një nga bukuritë natyrore të bregdetit të Durrësit që mund të përshkrohet lehtësisht edhe në këmbë.

Turistët por edhe vendasit mund t’a shfrytëzojnë peizazhin e mrekullueshëm për piknik dhe kampe.

Afërsia me qytetin e Durrësit e bën këtë zonë lehtësisht të arritshme dhe mund të jetë pjesë e një itinerari mes turizmit të natyrës, ecjes, atij kulturor, detar etj.

Pamjet magjepëse të këtij vendi i ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.

 

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?