Kinemaja e Shkodrës

Pamjet/ Kinemaja e Shkodrës po rindërtohet, nisin punimet

26 Dhjetor 2023, 08:52| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:54

  • Share

Godina e Kinemasë së Shkodrës është kthyer në një kantier ndërtimi.

Kryeministri Edi Rama postoi pamjet në rrjetet sociale,  punimet po kryhen me ritme të shpejta.

Deri para pak kohësh ish-Kinema Republika ishte marrë me qira nga rrjeti i kinemave Millenium, por pas 23 vitesh është marrë në administrim si pronë publike.

Rama pati paralajmëruar se kinemasë do t’i kthehet identiteti si një hapësirë publike dhe vlerë e trashëgimisë dhe artit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?