Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharia, Oborri Mbretëror akuzon policinë për shpërndarjen e pamjeve: Duheshin mbajtur sekret!

6 Mars, 19:04| Përditesimi: 6 Mars, 19:35

  • Share

1709733919_princleka.jpg

Oborri Mbretëror ka reaguar pas publikimit të pamjeve të përplasjes fizike mes Princ Lekës, ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

Në reagimin e bërë hidhen akuza ndaj komisariatit të policisë për publikimin e pamjeve të cilat duhet të mbaheshin sekret si dhe kërkohet ndërhyrja e institucioneve përkatëse për fshirjen e imazheve të publikuara.

“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë. Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”- thuhet në reagimin e Oborrit Mbretëror.


Lajmi kryesor:

Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia në pallat Mbretëror! Merr urdhër mbrojtje (VIDEO)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?