Pamjet e Porto Romanos, Rama: Projekt që do të transformojë infrastrukturën tregtare dhe gravitetin ekonomik rajonal Shqipëri-Kosovë

21 Qershor 2022, 08:16| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 08:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit, më konkretisht të Porto Romanos. Ky projekt u paraqit ditën e djeshme në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive.

Rama e cilëson si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

Shkëmbimet tregtare mes vendeve pritet të rriten shumë nga ky projekt ndërsa hekurudha do të shërbejë për transportin e kontejnerëve. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama ky projekt rrit pozitat e shteteve në Ballkan. 

Në projektin për ndërtimin e Porto Romanos, përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do jetë në Prishtinë, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Ndërsa Porto-Romano do të ketë një sipërfaqe prej 400 hektarë me kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Po ashtu parashikohet të presë deri në 1 milionë pasagjerë. Nëpërmjet këtij projekti distanca me Prishtinën pritet të shkurtohet në 265 kilometra.

Synimi është që të bëhet i mundur integrimi i infrastrukturës portuale dhe hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duke realizuar një portë të klasit botëror për në Ballkanin Perëndimor, tha në prezantimin e projektit drejtori i kompanisë holandeze.

Projekti i investimit në Porto Romano, në përfundim të tij përllogaritet të ketë një impakt pozitiv në GDP e Shqipërisë nga 3% deri në 6%, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë, pasi porti i saj tokësor do të ketë kapacitet më të ulët.

Komento

Komente

  • Rktk: 21/06/2022 15:11

    Cfare graviteti ekonomik ore rrote chari? Nuk rritet graviteti ekonomik duke koncesionuar buken e gojes dhe brimen prapa ore derr. Te flasesh ti per ekonomi eshte si gamori te shpjegoje marksizem leninizmin. KM 20%-esh!

    Përgjigju
  • alfred: 21/06/2022 09:56

    ky lloj projekti ka per te dhen nje zhvillim akoma dhe me te madh per Durresin si dhe ka per te hap mundesi te tjera punesimi.Elementi kryesor do te jete zhvillimi ekonomik dhe pjesa e tregut hekurudhor qe do te ndihmoj shume ne zhvillimin e infrastruktures dhe ben te mundur levizjen e mallrave ne menyre me te shpejt dhe me te sigurt.

    Përgjigju
  • redi: 21/06/2022 09:55

    ky projekt ka per te qen nje baze e madhe e insfrastruktures dhe jo vetem e insfrastruktures por do te krijoj dhe nje zinxhir akoma me te mire ekonomik

    Përgjigju
  • Soni: 21/06/2022 09:54

    Me vjen mire kur shoh se sa projekte te mrekullueshme po behen per ta zhvilluar Shqiperine akoma e me shume????!

    Përgjigju
  • Gani: 21/06/2022 09:51

    Ju lumte per perkushtimin tuaj per ta cuar Shqiperine perpara me te gjithe projektet e mrekullueshme qe po beni per ta zhvilluar akoma e me shume! Qeveria Rama,qeveria e punes!

    Përgjigju
  • Tani: 21/06/2022 09:49

    Nepermjet ketij bashkepunimi do rritemi se bashku ekonomikisht dhe ku ka me mire se vellezerit te punojne se bashku

    Përgjigju
  • Alban: 21/06/2022 09:46

    Zemra na behet mal kur shikojme te tilla bashke punime kosove- shqiperi, bravo rama bravo kurti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?