PAMJE TË RËNDA/ Sherri në klubin e Prishtinës, del VIDEO nga përleshja që shkaktoi 1 viktimë dhe 17 të plagosur

6 Gusht 2023, 21:09| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 21:43

  • Share

Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në një lokal në qendër të kryeqytetit, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur 17 të tjerë mbrëmjen e djeshme. 

Kastriot Ramadani vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve. Policia bën të ditur se të plagosurit Hysi Geci, Gëzim Zakuti dhe Andi Pajaziti po marrin trajtim mjekësor, ndërsa prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimin për përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka sekuestruar edhe 4 gëzhoja. Një prej personave të përfshirë në ngjarje është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysi Geci.

'Jepi Zë' ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti tragjik. Pamjet janë shumë të rënda dhe nuk rekomandohen për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Mediat kosovare bënë të ditur se gjithçka nisi pas një ftese për t’u bashkuar në një tavolinë mes dy grupeve që ndodheshin në lokalin ‘bon vivant’ në Prishtinë. Hysi Geci, pjesëtar i FSK’së, ndodhej nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofkën “Duka” dhe Kastriot Ramadanit që mbeti më vonë i vrarë. Ata kanë ftuar Andi Pajazitin i njohur me nofkën “Italiani” në tavolinën e tyre. Për shkak të një konflikti të mëparshëm ata e sulmuan “Italianin” me një shishe birre . Pas kësaj grupet nxorën armët dhe gjuajtën në drejtim të njëri-tjetrit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 07/08/2023 00:31

    Ngrehu nga varri o Sllobodan sec vetem ti i ben zap keta hajvane.

    Përgjigju
  • Imami Kavajes: 07/08/2023 00:29

    Vetembrojtje paska ken, nuk ka pse denohet.

    Përgjigju
  • solle lili: 06/08/2023 23:36

    duhej te ishin vrare te gjithe...17 hale mr pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?