Pamje të frikshme, rruga e Patosit çahet në dysh! Banorët: Bashkia të vërë dorë, rruga do vrasë njerëz

22 Shtator 2023, 14:29| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 14:32

  • Share

Një ndër rrugët më të dëmtuara në vend është ajo e Belinës në Patos. Asfalti është çarë në mes dhe traseja gjithashtu ka rrëshqitur. Rruga është burim për aksidente të rënda, thanë banorët, duke kërkuar ndërhyrje urgjence nga bashkia.

Banorët e Sherishtës, Belinës dhe fshatrave të tjerë të Myzeqesë lëvizin çdo ditë në këtë rrugë për të mbërritur në Fier.

Të shqetësuar drejtuesit e mjeteve thanë se rrugën e kanë dëmtuar autobotet që transportojnë naftën bruto nga puset.

 “Shumë e rrezikshme, por s’kemi ça bëjmë, nga të kalojmë”, tha një shofer.

“Është shumë problem, kjo rrugë do vrasë njerëz. Shteti, bashkia të vënë dorë urgjent”, u shpreh një tjetër.

“Kalojnë mjete të rënda këtu. E kanë shqyer rrugën. Për ne normal që është problem, shteti duhet të vërë dorë. Burim aksident është kjo rrugë”, tha një banor.

“Është shumë rrugë e keq se ka gropa. Ka dy-tre vite në këtë gjendje”, u shpreh një drejtues mjeti.

Shqetësim mbeten dy urat e amortizuara përgjatë këtij segmenti. Çdo ditë kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, duke mos respektuar sinjalistikën, që ndalon makinat mbi 2 ton.

Segmenti Fier- Sherishte-Belin, vetëm 10 kilometra u shërben afro 5 mijë banorëve. Përgjegjëse është Bashkia e Patosit e cila prej vitesh nuk ka ndërhyrë për mirëmbajtjen e rrugës.  

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?