VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në mes të Tiranës! Sot u ble nga një koncensionar makinash, por mjeti u bë shkrumb e hi

31 Mars 2023, 17:18| Përditesimi: 31 Mars 2023, 18:03

  • Share

TIRANË-  Një mjet është përfshihet nga flakë në Tiranë. Report Tv sjell pamjet, që siç shihet mjeti tip 'Benz' është përfshirë totalisht nga flakë, ndërsa vendi është ‘pushtuar’ nga tymi i zi.

Në mjet ka qenë vetëm shoferi dhe fatmirësisht ai ka arritur të dalë nga makina në kohën e duhur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, në zonën pranë Farmacisë nr.10 në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje e sipër. Mjeti tip ‘Benz’ ishte blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pecato!: 01/04/2023 00:07

    Po aty pranë nuk ndodhej një Estintore di Fiame=një bombolës me shkumë anti zjarr, të paktën dëmi ish më i vogël?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?