Bota

Pamje të frikshme: Dheu zhduk shtëpitë në Japoni, 20 të zhdukur (VIDEO)

3 Korrik 2021, 10:20| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 09:57

  • Share

Një rrëshqitje e madhe e dheut ka shkaktuar shembje të shtëpive dhe 20 të zhdukur në një qendër të popullarizuar turistike në pjesën qendrore të Japonisë pas reshjeve të mëdha të shiut që përfshinë vendin orët e fundit.

Pamjet televizive të shtunën shfaqën një grumbull dheu duke zhdukur disa ndërtesa në Atami, në jugperëndim të Tokios, ndërsa njerëzit e frikësuar përpiqeshin të largoheshin.

“Dëgjova një zë të tmerrshëm dhe e pash baltën të përfshinte çdo gjë që i dilte përpara, në një kohë kur ekipet e shpëtimit u bënin thirrje njerëzve të largoheshin. Prandaj, shkova në një pjesë më të lartë“Kur u ktheva, shtëpitë dhe veturat që ishin përballë tempullit ishin zhdukur”, tha udhëheqësi i një tempulli afër vendit ku ndodhi fatkeqësia.

Një zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive në distriktin Shizouka tha se 20 persona nuk dihet se ku ndodhen pas kësaj rrëshqitjeje. Ai shtoi se qeveria lokale ka kërkuar ndihmë nga ushtria për misionin e kërkim-shpëtimit.

Mbi 2.800 shtëpi në rajon mbetën pa energji elektrike. Kryeministri Yoshihide Suga do të takohet me ministrat  të shtunën për të diskutuar rreth këtij rasti dhe për dëmet tjera që lidhen me reshjet e shiut, raportuan mediet japoneze.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?