Pamje spektakolare, maja e Valbonës mbulohet nga dëbora! Droni filmon edhe dhitë e egra

13 Nëntor 2023, 11:41| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 11:44

  • Share

VALBONË- Pamje spektakolare na vijnë nga Valbona, e cila është mbuluar nga ‘velloja e bardhë’ e dëborës. Jo më kot është mrekullia e Alpeve Shqiptare, me një bukuri të papërsëritshme e me peizazhe mbresëlënëse. Valbona në stinën e dimrit shpalos bukurinë në një aspekt tjetër me borën që mbulon gjithçka.

Këto pamje me dron, të xhiruara nga Gaz Selimaj, banor i Valbonës, tregojnë majën e Valbonës të mbuluara nga bora, ndërsa shikohen edhe dhitë e egra. Pamjet me dron ofrojnë një peizazh të mrekullueshëm të borës së parë të rëne në majën e Valbonës.

Pamje magjepsëse me borë sjell edhe Liqeni i Sylbicës që shtrihen në Alpet Lindore. Liqeni akullnajor i Sylbicës ndodhen në lartësinë mbi 1900 m, në luginën akullnajore të Sylbicës të malësisë së Gashit, Tropojë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?