Afganistan, pamje të manekinave

Pamje shokuese në Afganistan, manekinave të veshjeve për gra iu mbulohet koka

18 Janar 2023, 16:28| Përditesimi: 18 Janar 2023, 16:49

  • Share

Në Afganistan, talebanët kanë vendosur që manekineve në dyqanet e veshjeve të grave në të gjithë kryeqytetin afgan të Kabulit t’i mbulohet fytyra me shami ose me qese plastike.

Por në një farë mënyre, ato janë gjithashtu një shfaqje e vogël e rezistencës dhe e krijimtarisë nga tregtarët e veshjeve të Kabulit.

Fillimisht, talebanët donin që manekinët të ishin pa kokë, urdhër të cilin e bazuan në një interpretim të rreptë të ligjit islamik që ndalon statujat dhe imazhet e formës njerëzore pasi ato mund të adhurohen si idhuj – edhe pse ai gjithashtu lidhet me fushatën e talebanëve për të detyruar gratë të largohen nga sytë e publikut, por ky vendim solli shumë nervozizëm nga tregtarët, prandaj u vendos që manekineve t’i mbulohej fytyra.

Më pas, pronarët e dyqaneve duhej të balanconin idetë e tyre dhe duhet t’i bindeshin urdhrave nga njëra anë, por edhe të ishin kreativ nga ana tjetër. Shumëllojshmëria e zgjidhjeve që ata dolën janë ekspozuar në rrugën Lycee Maryam, një rrugë tregtare e klasës së mesme e mbushur me dyqane veshjesh në një pjesë veriore të Kabulit.

Dritaret dhe ekspozitat e dyqaneve janë të veshura me manekine me fustane mbrëmje dhe fustane që shpërthejnë me ngjyra dhe dekorime dhe të gjitha me lloje të ndryshme mbulesash për kokën. Kreativiteti i tyre është ndërthurja më e bukur e tradicionales dhe ngjyrave të cilat tërheqin vëmendje si e kuqja, lejlaja, bluja, etj. Stilistët dhe stilistet në Afganistan edhe pse të detyruar t;i binden urdhrave të reja të qeverisë në mënyrë që të mbijetojnë në treg, përsëri ia kanë dalë mbanë të triumfojnë me anë të kreativitetit të tyre, me fustane të bukura mbrëmjesh.

 

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?