Dhunimi i asistentit Rexha

Pamje nga tribuna, tifozët e Tiranës dhunojnë futbollistin e Bylisit dhe anësorin Rexha (VIDEO)

26 Maj 2023, 10:10| Përditesimi: 26 Maj 2023, 10:21

  • Share

Tirana dhe Bylis barazuan dje 2-2 për javën e 35-të dhe të parafundit në Superligë. Dueli i zhvilluar në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë pa dhunë në fundin e ndeshjes, teksa pas fërshëllimës së kryesorit Kridens Meta, tifozët bardheblu u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat e ndeshjes.

Një penallti e dhënë në minutën e 85 nga Meta dhe mosthirrja e tij për konsultë me VAR, bëri që tifozët të kalonin në vetëgjyqësi. Në pamjet e filmuara nga tribuna e stadiumit duket qartë se forcat e sigurisë dhe policisë e kanë pasur të pamundur për të përballuar një sulm të tillë, teksa veç Metës është dhunuar edhe asistenti Denis Rexha.

Futja në dhomat e zhveshjes i ka shpëtuar arbitrat, ndërsa pritet dënim i rëndë për bardheblutë që ishin organizatorët e ndeshjes. Veç arbitrave, një nga tifozët e Tiranës duket që godet me grusht edhe futbollistin e Bylis, Loran.

Acarimi i tifozëve vjen në një moment kur Partizani dhe Tirana kryesojnë Superligën me pikë të barabarta (64), teksa të kuqtë janë në vendin e parë dhe kanë një dorë te titulli. Tirana ndeshjen e radhës e luan me Erzenin në "Niko Dovana", teksa Partizani pret Teutën në "Arena e Demave", të hënën në 16:00.

Tirana – Bylis / Arbitrat

Gjyqtar: Kridens Meta

Asistentë: Denis Rexha, Xhuljo Mani

I katërt: Olti Çela

VAR: Olsion Yzeiraj

AVAR: Rejdi Avdo

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptar: 26/05/2023 11:01

    Te denohen edhe këto me perjashtim nga kategoria sikur rastet è Terbunit ose Kamzes,sepse para ligjit duhet te gjitha te jene te barabart,nqs Federata nuk i perjashton do jete nje skandal dhe nje turp per futbollin shqiptar,vitin tjetër dylberat e Tiranes e meritojnë te lozin me Shen kollin ose Luzin,urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?