Pamje nga shuarja e zjarrit pranë azilit në Fier, Balla: Erdhi nga jashtë Shtëpisë së të Moshuarve, vuri në rrezik jetën e banorëve

29 Nëntor 2023, 21:23| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 21:28

  • Share

1701289620_Screenshot20231129195846Facebook696x704.jpg

Një zjarr në një banesë ngjitur me institucionin vuri sot në rrezik jetën e banorëve të Shtëpisë së Moshuarve në Fier.

Teksa ndau pamje nga operacioni i shuarjes së zjarrit Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se zjarri erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së të Moshuarve, të paktën nga hetimi i deritanishëm.

“Një zjarr që erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së Moshuarve Fier, sipas hetimit të deritanishëm, vuri në rrezik jetën e banorëve të kësaj Shtëpie. U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut”, theksoi Balla.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Zjarr pranë azilit në Fier, tymi 'pushton' institucionin! 8 të moshuar marrin ndihmë mjekësore në spital! Mjekja: Gjendja e tyre është stabël


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?