Pamje nga operacioni antidrogë me dronë në liqenin e Bovillës

16 Qershor 2020, 13:58| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 14:08

  • Share

TIRANË- Një operacion anti drogë me dronë është zhvilluar në liqenin e Bovillës në kryeqytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kontrolluan në zonën përreth liqenit të Bovillës, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e kanabisit. Përmes videos tregohet edhe pamja mahnitëse e liqenit dhe pemëve përreth, një ndër destinacionet më të bukura në kryeqytet.

Dronët janë kthyer në një prej mjeteve kryesore në operacionet antidrogë të policisë.

Kujtojmë se në Durrës u sekuestruan më 12 qershor 300 rrënjë kanabis në një zonë të pyllëzuar, ku u vunë në  pranga 2 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim në një operacion edhe me flotë dronësh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?