Dy epoka të ndryshme, momentet nga kurorëzimi i Mbretit Charles III dhe i nënës së tij Elizabeth II 70 vite më parë (VIDEO)

7 Maj 2023, 09:41| Përditesimi: 7 Maj 2023, 10:22

  • Share

Mbreti Charles III është bërë zyrtarisht monarku i Mbretërisë së Bashkuar, pas 70 viteve mbretërimi nga Elizabeth II, nëna e tij. Monarku i ri, cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë u kurorëzua me një ceremoni madhështore dhe luksoze.

Ceremonia në Westminster Abbey nisi me brohoritje, lavde dhe kore për nder të Mbretit Charles III. Para se t’i vendoste kurorën Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit të ri të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.

Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik. Po të njëjtat hapa ndoqi edhe Mbretëresha Elizabeth kur u kurorëzua më 2 qershor 1953.

Video e mëposhtme tregon momentet kryesore të kurorëzimit, të cilat tregojnë se shumë pak gjëra kanë ndryshuar në 70 vite.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?