Pamje nga kantieri Thumanë-Kashar, punimet pritet të përfundojnë në 30 qershor

9 Mars, 13:08| Përditesimi: 9 Mars, 13:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në kantierin Thumanë – Kashar. Punimet në këtë aks përfundojnë në datën 30 qershor.

“Kantieri i punës Thumanë – Kashar. 30 qershori nuk është larg”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, është një ndër akset më të rëndësishme që lidh veriun me jugun. Aksi do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Gjurma e rrugës është rreth 21 km, ndërkohë që po ndërtohen edhe rrugët paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin autostradën e shpejtësisë me pagesë ose rrugët paralele pa pagesë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?