Pamje/ Në Prizren po ndërtohet ''obelisku'' gjigand për UÇK-në

16 Prill, 16:04| Përditesimi: 16 Prill, 19:13

  • Share

Tek vendi “Tuma e Leskovecit” në Vërri të Prizrenit po vendosen tre shkronja emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky obelisk, më i gjati në Kosovë pritet të përurohet me datën 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit. Obelisku është propozuar nga ish komandantët e UÇK-së në zonën e Vërrinit, Zafir Berisha, Xhemshit Krasniqi, Naser Berisha e të tjerë, dhe ndodhet në një vend ku mund të shihet nga shumë drejtime.

Obelisku me shkronjat UÇK do të shërbejë si një simbol i përhershëm i kujtesës për luftën dhe përpjekjet për liri dhe drejtësi. 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?