Kronikë

Pamje me dron, ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit! Rama: Vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare

28 Qershor 2021, 18:28| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 18:34

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e kësaj të hëne pamje me dron nga ecuria e punëve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit. Punimet për këtë vepër, kreu i qeverisë i ka konsideruar “vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”. 

“Ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, ku po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”, shkruan Rama.

Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë dhe përfundimi i saj do të bëhet në vitin 2023 duke sjellë lehtësim të trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.Punimet po vijojnë njëkohësisht edhe në rrethrrotullimin “Shqiponja”, ku deri tani janë hapur 3 tunele nëntokësore si dhe me dy segmentet e fundit që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: Pjesën nga Rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?