Pamje mahnitëse nga pyjet në luginën e Gashit dhe Rajcës, Rama: 2024-ta ‘Viti i Pyjeve’

11 Janar, 08:42| Përditesimi: 11 Janar, 08:46

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga pyjet në luginën e Gashit dhe Rajcës, të cilat janë pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO.

Krahas videos, Rama shkruan se këto pyje janë një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore. Ndërsa shton se viti 2024 është shpallur ‘Viti i Pyjeve’.

“Mirëmëngjesi dhe me peizazhet plot oksigjen të pyjeve të vjetra të ahut në luginën e Gashit dhe në Rrajcë, pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, si një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore në Vitin e Pyjeve siç e kemi shpallur 2024, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 12/01/2024 22:01

    Argumentet na tregojn se Krijusi i xhithsis i ka txhitha tpa shterrshme,ja vlen të punojm me fitu UJIN për me kthy jetën ku ka pas ma parë,në të gjitha planetet e sistemit ton dillor

    Përgjigju
  • Iris: 11/01/2024 23:37

    /Pamje mahnitese,frymezim per te krijuar pasuri te tjera,te rralla pyjore/?! Ke dale zotrote ndonje here te ecesh neper ato pyje?! I ke pare pasojat e procesionares neper pyjet e pishes e bredhit qe po i than pak e nga pak? Keni marre ndonje mase luftimi e parandalimi? Kur te kesh fituar luften me procesionaren dhe sepaten e njeriut,atehere dil e na flit per /pamje mahnitese e frymezime/!

    Përgjigju
  • Agronomi: 11/01/2024 09:42

    Po pra, edhe në Tiranë në Parkun e Liqenit Artificial duhet mbjellë sa më shumë Pemë Lajthi Gështenja Arra etj....!Mjaft me beton!Mbillni edhe poshtë Digës së Liqenit Artificial një Park me Pemë e Gjelbërim, që të jetë në vazhdim...midis Kopshtit Botanik e dhe Liqenet te re e Kosovarëve!

    Përgjigju
  • urturi: 11/01/2024 09:25

    TASHME DUHEJ TE KISHIM MBJELLE 50 MILION RREJE PEME,,O RAMA,,,,SIPAS VENDIT,,DUHET MBJELLE SHUME GESHTENJE,,LAJTHI,,ARRA,E BAJAME,, GJITHASHTU..SHKONI NE GREQI DHE SHIHNI SA SHUME PYJE KANE...

    Përgjigju
  • Fala nga Mushketa: 11/01/2024 08:54

    Është e lehtë të flasësh brenda pyllit. Jo shumë larg, zona primare rekreative e Tiranës! Ai duhet të shkojë e të lëvizë përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan (Krrabe) për të parë dëmtimin e pyjeve dhe ndotjen e mjedisit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?