'Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë', pamje prekëse brenda Infektivit! Pacientët me COVID flasin me të afërmit përmes tabletave

6 Dhjetor 2020, 13:25| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 10:59

  • Share

Pacientët e shtruar në spitalet COVID tashmë kanë një mënyrë të re komunikimi me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre.

Kjo mënyrë komunikimi do të bëhet përmes tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa pamje brenda spitalit Infektiv, nga ku tregohet se si pacientët me COVID që janë shtruar në spital flasin me të afërmit përmes tabletave.

"Një mënyrë e re komunikimi përmes tabletave të posaçme që kemi vënë në dispozicion, për t’ju dhënë pacientëve të shtruar në spital me COVID, nga familjarët që presin me padurim të shohin të afërmit e tyre", shkruan ministrja.

"Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë, pa merak fare", me këto fjalë e ngushëlloi familjari një paciente të shtruar te Infektivi.

Prej kohësh familjarët e të prekurve me COVID kanë ngritur shqetësimin e familjarëve se nuk mund të flasin dot më të afërmit e tyre të shtruar në spitalin infektiv dhe se kërkojnë më shumë informacion mbi gjendjen e tyre.

Por tashmë ministria e Shëndetësisë ka vendosur se disa persona nga stafi mjekësor të pajisjen me tableta dhe se familjarët të mund të flasin dhe shohin me figurë gjendjen e të afërmeve të tyre. 

 

Komento

Komente

  • Lona: 06/12/2020 15:37

    Ti ndalosh te semurit telefonin portabel pra celularin ne spital eshte krim . shkelje e te drejtave te njeriut vetem me urdher prokurorie te sekuestrohet telefoni o njerez .Ne asnje shtet te botes nuk ndodh kjo.Shkoni dhe ankimoni qofte dhe nje qytetar i thjeshte te hapi padi kunder infektivit tirane ne prokurori dhe direkt fiton dhe me ate shkrese spitali nuk i lejohet me te heq telefonin pasi me vendim gjykate kjo eshte e mundur dhe spitali te bej punen ska pse te meret me telefonat.por duhet vetem nje veprim i thjeshte te ankimoj dikush ne gjykate kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?