Paloka merr në mbrojtje Berishën pas replikave me Spiropalin, ofendon në Kuvend ministren: Budallaqe, legenë! Felaj i kërkon të lërë sallën

23 Maj 2022, 13:30| Përditesimi: 23 Maj 2022, 14:07

  • Share

Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit kanë shkëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit.

Spiropali akuzoi Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërsa Berisha e akuzoi Spiropalin se i ka dhënë tendera vëllait. Ndërkohë në krah të Berishës ka dalë edhe Paloka, i cili ka përdorur një fjalor ofendues nga Spiropalit. Paloka ka përdorur fjalë “budallaqe” apo “legen”. Pas këtij incidenti Ermonela Felaj ka kërkuar edhe largimin e tij nga Kuvendit.

Spiropali: Nuk do të ma japë fjalën për të përgjigjur sepse lexoi artikullin e një portali të financuar vete me paratë e të vdekurve në Gerdec. Pse ulëret (i drejtohet Edi Palokes)?

Felaj: Pse ulërin nga vendi! Boll hy hakërryet njerëzve në këtë sallë , ju meritoni të dilni jashtë për fjalët që përdorët. Ju nuk fyeni dot askënd.

Spiropali: Unë e njoh vëllain tim, njoh kunatën. Nuk jam nga ata që thonë nuk e njoh baxhanakun. Unë mbaj përgjegjësi për këta sepse një cent të qytetarëve shqiptarë nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Prandaj nuk ma bën mua syri tër. Unë nuk intimidohem, dëgjoje mirë këtë gjë. Ashtu siç po të bëju thirrje ty të shkosh në prokurori dhe SPAK, po ashtu i bëj thirrje institucioneve të shohin me radhë ty dhe familjarët e tu sepse historia të del ndryshe.

Felaj: Paloka të kërkojë ndjesë ose të lërë sallën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 23/05/2022 15:07

    Spiropalka udhëton së paku dy tri herë në muaj në Beograd, a thua pse dhe kjo nuk ështé e vetme por janë edhe disa tjera. Për Spiropalken Dodiku ka vlerë, por jo edhe shqiptarët , aqr mjerimi o zot!

    Përgjigju
  • Roni: 23/05/2022 14:13

    O zot me çfarë politikanesh perfaqesohen shqiptaret ne Kuvendin e Shqiperise. Turp.

    Përgjigju
    • Like: 23/05/2022 15:11

      Ai popull keta politikane meriton

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?