Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

4 muaj nga mbledhja e fundit, PD e Berishës thërret sërish mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Fokus aksioni opozitar

20 Shtator 2022, 17:01| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 17:41

  • Share

TIRANË- Kur nuk kanë kaluar 4 muaj nga mbledhja e fundit, Edi Paloka në cilësinë e kryetarit ka njoftuar se Partia Demokratike do të mbledh Këshillin Kombëtar, ku në fokus do të jetë vetëm një çështje në diskutim në rendin e ditës. Në mbledhjen që do të mbahet të hënën e 26 shtatorit të orësh 17.00, fokusi do të jetë diskutime rreth situatës politike. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur mesazhin që Paloka u ka dërguar deputetëve demokrat, ku thuhet se ndër të tjera do të shihet edhe ecuria e grupeve të punës në të gjithë vendin.

"Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:- Diskutime rreth situatës  politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar. Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD", thuhet në njoftim.

Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar u zhvillua më 6 qershor ku u zgjodhën edhe strukturat e reja te Partisë. Ajo vjen në një moment ku Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë edhe e ndarë në disa pjesë, një nga mbështetësit e Sali Berishës, një ‘grupi i Alibeaj’ dhe një tjetër që kanë zgjedhur që të mbajnë një qëndrim më asnjanës duke u pozicionuar në asnjë anë.

Sa i takon aksionit opozitar, Berisha ka deklaruar se është në koordinim të plotë me Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, Ilir Meta, të cilët kanë paralajmëruar për protesta të vazhdueshme.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?