Mathew Palmer

Kosova & Rajoni

Palmer vizitë 2-ditore në Mal të Zi: Prioritet për SHBA, kontributi për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

8 Korrik 2021, 12:29| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 12:09

  • Share

Përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer në një vizitë dy-ditore në Malin e Zi është shprehur se është në interesin e SHBA për të kontribuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në partneritet me Bashkimin Evropian.

Palmer në një takim të zhvilluar me presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, tha gjithashtu se qëllimi i SHBA është një Mal i Zi i qëndrueshëm në rrugën Evropiane dhe Euro-Atlantike, i mbrojtur nga ndikimet e jashtme.

Presidenti malazez theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel të lakmueshëm dhe shprehu kënaqësinë e angazhimit të SHBA në rajon, për të zvogëluar përplasjet që mbartin rrezikun e  destabilizimit.

Gjukanoviç shprehu mirënjohjen ndaj SHBA edhe për mbështetjen ndaj vendeve të rajonit për rrugën drejt BE dhe NATOS.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?