Palmer, në aktivitetin e organizuar nga Mediu: Bashkëpunimi politik sjell integrimin

8 Shkurt 2020, 17:11| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 17:17

  • Share

I ngarkuari special për Ballkanin Perëndimor nga DASH, Matthew Palmer theksoi nevojën e bashkëpunimit politik si një nga pikat kryesore për të garantuar Integrimin Europian dhe ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Këtë deklaratë Palmer e bëri pas Mëngjesit të Lutjeve, gjatë aktivitetit të organizuar për Europën Juglindore, në kujdesin e kreut të PR, Fatmir Mediu dhe Kongresmenit Robert Aderholt.

Në takim merrnin pjesë edhe Sam Bronback, i ngarkuari i Sekretarit Pompeo për lirinë fetare, përfaqësues të Bundestagut Gjerman si dhe përfaqësues nga të gjithë vendet e Europës Juglindore. Ndërsa Shqipëria përfaqësohej edhe nga Presidenti Meta, ministri Pandeli Majko, deputeti Damian Gjiknuri dhe ish deputeti Kosova.

Të gjithë të pranishmit shprehën mbështetjen e tyre për ndërtimin e një fryme politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një politikë e cila bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit.

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 09/02/2020 11:17

    Fatmir Mediu I vrau e per pak sa nuk shuajti gjithe fshatin Gerdec dhe shkon ne Washington tani. Pffff vjen e ere e qelbur kjo lloj politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?