pamje nga përplasja mes izraelitëve dhe palestinezëve

Palestinezët: Trupat izraelite vranë dhjetë persona në Bregun Perendimor

27 Janar 2023, 10:37| Përditesimi: 27 Janar 2023, 10:47

  • Share

Trupat izraelite vranë dhjetë persona në Bregun Perëndimor.  Forcat izraelite kanë vrarë nëntë palestinezë përfshirë edhe një grua 61-vjeçare, në incidentin më vdekjeprurës në Bregun e pushtuar Perëndimor në dy dekada, thanë zyrtarët palestinezë. Kjo solli ndërprerjen e lidhjeve të sigurisë mes Izraelit dhe Palestinës, një veprim që mund të çojë në më shumë dhunë.

Të premten herët, ushtria izraelite tha se dy raketa u hodhën nga Rripi i Gazës dhe u kapën nga sistemi i mbrojtjes raketore Iron Dome. Ky ishte sulmi i parë nga territori i kontrolluar nga militantët e Hamasit që kur kryeministri Benjamin Netanyahu u kthye në pushtet në krye të një qeverie të ekstremit të djathtë që ka vendosur një linjë të ashpër kundër militantëve palestinezë.

Bastisja në kampin e emigrantëve Jenin rrit rrezikun e një shpërthimi të madh në luftimet izraelito-palestineze dhe përbën një provë për qeverinë e re të ashpër të Izraelit si edhe hedh hije mbi Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Gazën, kërcënoi të hakmarret për sulmin. Përshkallëzimi i dhunshëm në Bregun Perëndimor ka shkaktuar më parë lëshimin e raketave hakmarrëse nga Rripi i Gazës.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?