Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf

Pakti për 'Zgjedhoren'/ Ambasadori gjerman: Inkurajuese, por mos harroni 'Kushtetuesen' dhe Gjykatën e Lartë për integrimin në BE

8 Qershor 2020, 15:58| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 16:08

  • Share

TIRANË- Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf e ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes me konsensus të Reformës Zgjedhore, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian.

Megjithatë, Zingraf shprehet se përveç Reformës, për Gjermaninë është shumë e rëndësishme edhe vënia në funksion të Gjykatës Kushtetuesë dhe asaj të Lartë, të cilat duhet të realizohen para konferencës së parë të anëtarësimit.

"Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë - këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit“, shkruan Zingaf.

Postimi i plotw i ambasadorit gjerman Peter Zingraf

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?