Policia Durres

Pako me kanabis çokollatë në Postë nga Belgjika, prangosen 2 të rinj në Durrës! Shkuan ta tërhiqnin

2 Shtator 2022, 12:56| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 15:10

  • Share

Dy të rinj nga Durrës, Endi Hoxha 22 dhe Elimon Hasa 28 vjeç, janë arrestuar në flagrancë në ambientet e postës së këtij qyteti pasi kishin shkuar për të tërhqeur një pako, e cila rezultoi të ishte kanabis në formë çokollatë që vinte nga Belgjika. Policia njofton se lënda narkotike në formë çokollate u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Hyundai” dhe 2 aparate celulare.

“Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë trafikuar nëpërmjet postës, pakon me kanabis, nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë. Vijon puna nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

Ky është operacioni i tretë policor i finalizuar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga shtete të ndryshme. “Green mail” u finalizua më 30 qershor 2022 dhe rezultoi me sekuestrimin e rreth 1.3 kilogramëve kanabis, të sjella nga Mbretëria e Bashkuar dhe vënien në pranga të 2 shtetasve, ndërsa “Green mail 2”, u finalizua më 18 gusht të po këtij viti dhe si rezultat i tij u sekuestruan 2 pako me kanabis, të sjella gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas të tjerë”, ka bërë me dije policia e Durrës

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 02/09/2022 14:23

    Si ka mundesi qe me te gjitha parcelat qe kemi anembane vendit keto ta porosisin kanabisin nga Belgjika?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?