‘Pako’ edhe në prill, numri 2 i PS takon pensionistët në Elbasan: Qytetarët duan punë jo ‘përmbysje’! Kandidati i Berishës, humbës

14 Janar 2023, 15:04| Përditesimi: 14 Janar 2023, 15:49

  • Share

Një tjetër pako do të shpërndahet në prill për pensionistët me një tjetër pagesë për t’i mbrojtur nga inflacioni. Për të diskutuar këtë vendim të qeverisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja zhvilluan një takim me pensionistët e këtij qyteti.

“Qeveria me politikat e saj për pensionistët në këtë periudhë ka qenë e vëmendshme. Qeveria edhe në këtë periudhë tregoi zemërgjerësi. Dha jo vetëm shpërblimin, por dha edhe paketën, Pakon e madhe që quhet, tetë mijë lekëshin. Kjo është e vërteta”, tha Gjiknuri gjatë takimit.

Numri dy i socialistëve komentoi dhe zgjedhjet vendore të 14 majit, ku shprehu besimin për fitoren e PS-së. Gjiknuri tha se PS në këto zgjedhje sjell për Elbasanin alternativën e zhvillimit dhe të punës, ndërsa opozita ofron një kandidat humbës.

“Kanë sjellë zëdhënësin e Berishës këtu, a thua se do shpëtojë ai Elbasanin. Si do e shpëtojë ai Elbasanin? Çfarë do shpëtojë? E para, ai këtu ka qenë, ka kandiduar dhe më përpara, ka humbur. Ka qenë kryetar PD-je, ka qenë 20 vite në politikë. Tani vjen ta kthejë në bunker politik të Berishës. Elbasani do zhvillim, nuk do luftëra politike”, tha drejtues politik i PS në qarkun e Elbasanit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • luiz: 15/01/2023 01:27

    pako ne prill ==pako per vota,,,,edhe bufi e merr vesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?