Droga në Kapshticë

Paketoi dhe fshehu 16 pako me kanabis në tentativë për t’i transportuar drejt Greqisë, arrestohet 20 vjeçari në Korçë (EMRI)

17 Nëntor 2022, 17:16| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 17:19

  • Share

Ka shkuar në dy numri i të arrestuarve të policisë së Korçës për operacionin “Restart 12”. Në pranga ka rënë 20 vjeçari, Egi Bala në kuadër të operacionit të zhvilluar ditë më parë ku u arrestua 64 vjeçari Sotiraq Çipi pasi tentoi të kalonte 9.2 kg kanabis drejt Greqisë.

Droga ishte e ndarë në 16 pako dhe e fshehur brenda gomave rezervë të makinës me të cilës i moshuari tentoi të kalonte në Kapshticë.

Mësohet se Egi Bala ishte personi që kreu ambalazhimin dhe fshehjen e 16 pakove me kanabis në gomat rezervë të makinës me të cilën qarkullonte 64 vjeçari, Sotiraq Çipi. Ndërkohë policia bën me dije se ka shkuar në 28 numri i personave të ndaluar për operacionin e organizuar në 12 faza.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?