Paketa për krizën ekonomike, Shoqata e Transportit në Report Tv: Ndihma e mjaftueshme për 3 muajt e ardhshëm! Çmimi i biletës së autobusit s’do të rritet

14 Mars 2022, 13:53| Përditesimi: 14 Mars 2022, 18:53

  • Share

Kryetari i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj tha në Report Tv se përfshirja e transportit në paketën e rezistencës sociale ishte një lajm i mirë, por do t’i mbajë të sigurt për një periudhë 3-mujore.

“Ishte lajm i mirë, fakti që u përfshimë në paketën e rezistencës, pasi na bërë të ndihemi më të sigurt. Kjo paketë për një periudhë 3-mujore është e mjaftueshme për të punuar me flotë dhe kohë të plotë.”, tha ai.

Duke folur në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu ai tha se pas subvencionit prej 5 milionë dollarësh, nuk do të ketë asnjë tentativë për rritjen e çmimit të biletës së autobusit.

Memaj tha se kjo rritje u diskutua, si masa e fundit që do të merrej për përballimin e rritjes së çmimit të naftës, si pasojë e krizës.

“Rritja e çmimet të biletës ishte guri i fondit që do të përdornim, por kjo ndihmë nga paketa e shpëton transportin për një periudhë të caktuar. Në këto momente nuk do të ketë asnjë tentativë për të rritur çmimin e biletës së autobusit, ndërsa presim që pas 3 muajsh kjo krizë të jetë zbutur.”, u shpreh ai.

Kryetari i Shoqatës së Transportit shpreson se pas 3-muajsh kjo krizë të jetë zbutur sado pak, ndërsa shtoi se pas dhënies së ndihmës nga qeveria pritet të rritet cilësia në shërbim për qytetarët.

“Shpresojmë që shumë shpejt të nxjerrim flotën e plotë. Me ndihmën që na u dha shpresojmë të kemi një shërbim më të mirë për qytetarët. Vetëm lajmin e mirë që ne do të marrim subvencionin i ka nxitur të gjithë operatorët të rrisnin punën me 20%.”, tha Memaj.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vabsj: 14/03/2022 19:17

    Cmimet do fillojne te rriten perseri, sidomos nga vera me ardhjen e emigranteve.

    Përgjigju
  • Tirona: 14/03/2022 14:36

    Autobuzat urbane ju ka ikur koha mbasi jane blere te amortizuara ne varreza me mbi 1 miljon kilometra te dala jashte qarkullimit ne europe dhe shume vjet shfrytezuar ne vendin tone dhe nuk plotesojne kushtet per qytetaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?