Foto ilustruese

Buxheti 2023, Konfindustria: Nuk ka strategji për krizën! S'vihet në punë TEC-i i Vlorës, por jepen miliona për anijet për prodhim energjie

7 Nëntor 2022, 09:39| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 10:09

  • Share

TIRANË- Nisur nga projektbuxheti 2023, si edhe paketa fiskale të prezantuara nga qeveria nga ardhur një reagim nga Konfindustria e cila thotë se tregojnë një mungesë strategjie për përballimin e krizës energjetike.

Përmes një deklarate për mediat, Konfindustria thotë se është e papranueshme që në buxhetin 2023 nuk është parashikuar asnjë fond për vënien në punë të Tecit të Vlorës pas 11 vitesh, ndërsa thekson se e njëjti shpenzim që do duhej për TEC-in e Vlorës po harxhohet për anijet për prodhimin e energjisë.

“Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjetike të shpallur zyrtarisht. Është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor”, thuhet në njoftim.

Konfindustria është ndaluar edhe në taksën e qarkullimit dhe atë të mjedist, ku kërkon pezullimin e tyre, me qëllim që në këtë kohë krize çmimet të shkojnë në nivelin që kanë vendet e rajonit. Sipas Konfindustrisë, në paketën fiskale duhej të ishte parashikuar ulje fiskale për karburantet dhe gazin në mënyrë që të zbuten pasojat e krizës.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjetike. Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës së qarkullimit” dhe “taksës së mjedisit” me qëllim uljen e çmimeve të paktën në nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për “gazin e lëngshëm”.

Ndalur në projektin pilot që ka nisur qeveria për financimin e 2 mijë familjeve për panele diellore, Konfindustria thotë se e mbështet këtë nismë, por vlera 2 mln euro është e ulët dhe sipas saj duhet parashikuar mbështetje më e madhe për këtë nismë.  

“Konfindustria mbështet politikën financiare të sapofilluar për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Shuma e shpallur prej vetëm 2 milionë euro është mjaft e ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023. Konfindustria vlerëson, se është  e papranueshme mosparashikimi në Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2023 të uljes së barrës fiskale si dhe financimit të veshjeve termoizoluese për ndërtesat publike dhe private, njësitë industriale, pajisjeve termike për rritjen e eficiencës energjitike, etj”, përfundon njoftimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 07/11/2022 16:02

    Kush eshte keshillyari i Rames per energjine ?Ai per mua ka nje barre te nadhe per gjendjen energjetike te vendit .Te jesh vend prodhues i naftes dhe te impotosh 100% te naftes eshte cnenduri dhe krim.Si ja mundesi qe hepen miliona oer blerjen e enwrgjise dhe TEC i Vlores me kapacitet 100 mw rrin i stopuar prej 10 vjetesh ?Politika neoliberale e lenies se ekonomise ne dusrt e privatit eshte eksperimenti me shksterrues e ekonomise tone .Shteti si pronar i nje phese te sektireve strategjik mban nen kontroll monopolizimin e cmimeve .Pi tek ne ?

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/11/2022 10:18

    Edvin tradhtari shqipfolës nuk mundet të vjedhë sa duhet në TEC !

    Përgjigju
  • Goni: 07/11/2022 10:03

    Po ku do hane hajdutët po te ndezin tecin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?