Paketa fiskale 2024, disa përjashtime tatimore për bizneset do hiqen! Eksperti: S’duhet të favorizohen më hotelet e kazinotë! Të taksohet kapitali

13 Tetor 2023, 16:00| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 16:40

  • Share

Për ndryshimet e reja në taksa që pritet të jenë pjesë e paketës fiskale për vitin 2024, ekspertët thonë se fokusi duhet të jetë tek barazia në taksim dhe tek eliminimi i favorizimeve të bëra në sektorë të ekonomisë, si në rastin e turizmit.

“Qeveria duhet të rishikojë me një optikë shumë të kujdesshme privilegjet që ju ka dhënë investitorëve, deri tek resortet turistike, pasi mendoj që është keqpërdorur ky instrument inkurajimi duke mos bërë as investimet. Përjashtimet fiskale që u janë ofruar hoteleve me 5 yje apo kazinove nuk kanë asnjë impakt në shtimin e të ardhurave apo rritjen e punësimit, për më tepër që janë përdorur si instrument për të kanalizuar devijime të tjera nga detyrimet fiskale”, thotë Preçi.

Teksa kritikon vendimin e qeverisë për të taksuar me 15-23% profesionistët e lirë, Preçi thotë se duhet taksuar kapitali.

“Sa i takon politikës fiskale, mendoj se duhet të ketë një riorientim të taksave drejt kapitalit dhe lehtësim i taksave drejt punës. Shoh një zhbalancim që për fat të keq dekurajon pjesët më aktive më produktive të shoqërisë për të qenë produktiv, pasi janë rritur në mënyrë të pakontrolluar taksat, duke pasur parasysh profesionet e lira, që duhet të përfshiheshin në sistem por jo duke i ndëshkuar”, thotë eksperti për Report TV.

Taksimi i kapitalit prej vitesh propozohet nga deputeti socialist Erion Braçe, por që deri më tani nuk ka marrë dritën jeshile nga qeveria.  Në një kërkesë zyrtare drejtuar Ministrisë së Financave për këtë çështje, nuk mohohet mundësia e taksimit të kapitalit (pasurisë), por theksohet se ndryshimet e reja fiskale do të eliminojnë favorizimet e bëra për sektor të ndryshëm të ekonomisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Coroditja: 14/10/2023 05:30

    Jeni duke projektuar buxhetin e ri? Bukur shume. Por buxhetin mos e trajtoni si buxhetin e SHTETIT, qe e trajtoni si organizate por trajtojeni si buxhet te Kombit se nuk po realizoni si nje teme dipllome ose si mbrojtje te grades shkencore ose ruajtje te vendit te punes si nenpunes I shtetit. Tashme keni fakte qe duhet ta reduktoni ate dhe ta ketheni ne buxhet te popullit. Nuk ju mjaftojne faktet qe SPAKU por dhe ju vete I keni dekumentuar, ku shihet se parate e popullit, puna dhe djersa e tij futen ne tavolinat Ministrise se Financave dhe krimit ku disa punonjes shteti dhe disa “ Oligarke “ te nje supershteti me te fuqishem, bejne pervetsim, pasurim por dhe jo pak vrasje e megrim shqiptaresh.. Jonjerezore por kanibaleske eshte qe taksosh nje shqiptar qe shet pras ne rruge, punon taksixhi, mesuaes ose pensionist, etj dhe mblidhet vone ne shtepin per te cilen paguan taksen e prones, ate te arsimit, te rruges se “ Kombit” etj dhe nuk eshte ne gjendje te bisedoj me femijet e tij dhe ti kerkoje shkollim, mosemigrim, mosdrogim dhe vrasje sepse nuk I afron atij parate per mireushqim, shkollim,punesim etj,etj sepse shteti I nxjerr parate nga buxheti dhe ja jep nje pushtetari, Zvkryeninistri, pastruses se viles (ne aspirator), bodiguardi ose polici etj te cilet ose arratisen ose marrin poste me te larta. Gjukimi I veprimeve tuaja ne hartimi te buxhetit. Vazhdon te behet por mos u genjeni qe ai nuk behet ne parlamen ose gjykata te cilat nuk kane kuptim sot, nuk do kete revolucion por EVOLUCION qe do kete stinen e tij. Pushtetare mos merrni borxhe dhe gjoba te populli se ai eshte fajdexhiu me I eger qe do jete I pameshirshem se te gjitha I ka ne lbrin e tij te “Fajdeve” qe emertohet “Kujtesa Popullore”.

    Përgjigju
  • Ilda: 13/10/2023 18:06

    Shume e drejte per profesionistet e lire taksimi kaq i larte eshte i padrejte. Cfare u ofron qeveria ne fund te fundit qe t'u kerkoje aq shume? Une kam kunaten perkthyese dhe i del kurrizi vendit, tani papritur do perballet me ulje aq te madhe te ardhurash nga vendosja e taksimit. Eshte gjynah te goditet keshtu njeriu qe siguron punen vete dhe nuk perfiton asgje nga buxheti i shtetit.

    Përgjigju
  • rezi: 13/10/2023 17:27

    A ka skandal me te madh qe favorizohe ndyresirat e kazinove o Zot cfar behet ne kete vend,deri sa opozita eshte teresisht e pa afte cudirat ne kete vend nuk kane te sosur.

    Përgjigju
  • Pet.: 13/10/2023 17:14

    RESPEKTE,qe te kete barazi ne pagimin e detyrimeve, duhet taksuar kapitali dhe jo phna.Ai qe mbledh me shume kapital ne nje shpqeri,duhet te paguaje me shume.

    Përgjigju
  • Diti: 13/10/2023 16:18

    Te lumte goja! Mbetem duke mbajtur oligarket mbi shpatulla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?