Paketa fiskale 2023, Tabaku te ‘Integrimi’: Produktet e shportës pa TVSH! Balla: Qeveria s’kishte zgjidhje tjetër, buxheti u fokusua te familjet

21 Nëntor 2022, 10:48| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 15:51

  • Share

Opozita i bënë apel qeverisë të heq TVSH tek produktet ushqimore. Kërkesa u bë nga Tabaku në Komisionin e Integrimit, ndërsa u diskutua heqja e TVSH tek fondet IPA, si pjesë e paketës fiskale 2023

Në komisionin e Integrimit Europian, opozita u shpreh e shqetësuar për heqjen e TVSH për mallra e produkte që në buxhetin e shtetit kanë kosto 800 mln euro, ndërsa nuk hiqet për produktet e shportës, duke rënduar buxhetin e qytetarëve në këtë kohë krize. Taulant Balla i Partisë Socialiste iu përgjigj me masën e ndërmarrë për heqjen e TVSH për fondet IPA.

“Dua të përshëndes masën e heqjes së TVSH për projektet IPA. Ndjej keqardhje, që qeveria përjashton nga TVSH një sërë mallrash e produktesh që shkon mbi 800 mln euro në buxhetin e shtetit. Nuk merr masa për heqjen e TVSH për shportën ushqimore, siç ka ndodhur në vende të BE.”- tha Tabaku.

“Në vitin 2022 buxheti shpenzoi 28 miliardë lekë për subvencionin e diferencës së çmimit të energjisë për konsumatorin familjar. E njëjta vlerë, sa investimet totale me fondet e brendshme që planifikohen për një vit. Duhet kuptuar se qeveria s’ka patur zgjedhje tjetër, është një luftë që Putin i ka shpallur Evropës dhe Demokracisë. Është dashur që i gjithë buxheti të fokusohet te mbështetja që ky buxhet u jep familjeve shqiptare. 4/5 e një fature të çmimit të energjisë elektrike, 1/5 është fatura reale. Artikujt për ngrohje, propozohen pa TVSH.  E dyta, fakti që heqim një barrierë artificiale, në shkëmbimin e përditshëm që kemi me Kosovën. Kur ne kemi më shumë prodhim, apo kur Kosova do të na kthejë…”- tha Balla

Buxheti dhe paketa fiskale u miratuan nen për nen vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë, një tjetër pikë debati kishte të bënte me pretendimin e opozitës për heqjen e fondit për integrimin në BE, por mazhoranca sqaroi se këto fonde i kanë Ministrit të Shteti dhe Kryenegociatorit për BE.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?