Paketa e Sigurisë, ministri i Brendshëm: Kontrolluam 300 çerdhe dhe kopshte private në gjithë vendin! Nën hetim 129 pronarë të tyre

25 Nëntor 2023, 11:56| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 13:48

  • Share

Gati gjysma e kopshteve dhe çerdheve private që u kontrolluan nga policia kanë rezultuar me probleme. Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi sot se nga 300 kontrolle në 129 kopshte e çerdhe u gjetën mangësi, dhe pronarët u proceduan. !58 prej tyre janë gjobitur

129 pronarë kopshtesh  dhe çerdhesh private janë proceduar   penalisht nga policia pasi janë gjetur  me shkelje, ndërsa 18 të tjerë u gjobitën. Në vijim të këtij aksioni Ministri i Brendshëm Taulant Balla, se bashku me Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj  vizituan  një nga kopshtet private  në kryeqytet. Balla u interesua me kushtet ku qëndrojnë vogëlushët.

'Tiranë#PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht.'- shkruan ministri.

Nga stafi i kopshtit ministri u informua se masat për sigurinë e fëmijëve  janë shtuar, ndërsa edhe interesimi i prindërve ka qenë edhe më i madh pas ngjarjes së pak javëve  me parë në një  kopsht privat në kryeqytet, ku një 3 vjeçare u dhunua nga edukatorja.

Lufta kundër shpërndarësve të drogës në shkolla, ushtrimit të prostitucionit në rrugë apo online, mbajtja e armëve pa leje si dhe shumë vepra të tjera të jashtëligjshme, kanë qenë në fokusin e Policisë së Shtetit për vitin shkollor 2023-2024, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe me bashkitë e qyteteve të vendit, nëpërmjet Paketes së Sigurisë në Shkolla.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?