Paketa e dytë e ndihmës financiare, Denaj: Kush është refuzuar apo s'ka përfunduar duhet të plotësoj këtë formular

2 Maj 2020, 22:01| Përditesimi: 2 Maj 2020, 22:04

  • Share

Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar duhet të plotësojnë formularin-ankesë që ndodhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Anila Denaj.

Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID. Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve. Çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën [email protected]. Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën", shkruan ministrja Denaj.

Nga paketa e dytë janë përfitues ato punonjës që nuk përfituan nga paketa e parë financiare apo paga e luftës thënë ndryshe. Në paketën e dytë të punësuarit që u prekën nga koronavirusin nga do të marrin një pagesë të vetme prej 40 mijë lekësh të reja.  Formati 1  është për subjekte dhe Formati 2 është për individë. Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

Kliko këtu për të plotësuar formilarin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?