Paketa antishpifje/Meta: Thirrja e KiE kambanë alarmi, mazhoranca ta dëgjojë mirë dhe rishikojë

18 Shtator 2020, 11:27| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 11:59

  • Share

Presidenti Meta tha se thirrja e djeshme e raportuesit të Asamblesë së KiE për qeverinë që të tërhiqej nga paketa anti-shpifje dhe të nisin të nismë të re në një linjë me standardet europiane, Meta e cilësoi një kambanë alarmi dhe se këtë shqetësim e kishte ngritur prej kohës por nuk është dëgjuar nga mazhoranca. Meta tha se qeveria duhet të dëgjojë mirë këtë thirrje pasi e ka detyrim të sigurojë zgjedhje të lira. 

"Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje me opinionin e Venecias.Thirrja e djeshme e raportuesit të KiE është një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca sidomos në këtë periudhë paraelektorale, mazhoranca ka detyrimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme siç e rekomandon OSBE”- tha Meta.


Lajmi kryesor:

'Ligji për presidentin', Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë, të mos dinë ku të futen! S'më frikëson asnjë i marrosur


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?