Votimit për zgjatjen e afateve të vettingut, reagon Yuri Kim: Deputetët të lënë menjëanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në BE

10 Shkurt 2022, 09:56| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 14:41

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka bërë thirrje palëve politike të bëhen bashkë dhe të votojnë, pro zgjatjes së afateve të vettingut. Teksa ka publikuar deklaratën e përbashkët mes BE-së dhe SHBA-së ku bëjnë thirrje për votimin e propozimeve të mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut, Kim thekson se kjo nuk është një çështje partiake.

'Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar ‘atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne jemi me ty.’- shkruan Yuri Kim.

Partia Demokratike pak para nisjes së Kuvendit, ka zyrtarizuar votën pro zgjatjes së afateve të vettingut. Nga ana tjetër grupi i Sali Berishës është shprehur kundër, ndërsa LSI ka vendosur që të abstenojë votën, duke u shprehur se është thjesht një ‘farsë’ zgjatja e afateve të vettingut.  SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve. Ata nënvizuan se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe edhe falë saj vendi ka bërë shumë përparim. Të njëjtin mesazh dha edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?