Pak kosto, super shije / Patate me kos dhe vezë në furrë nga zonja Albana

14 Korrik 2023, 12:22| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 12:24

  • Share

Patate me kos dhe vezë në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1 lugë vegetë
  • 2 vezë
  • 200 gr ajkë kosi
  • 100 gr kos
  • 100 ml qumësht
  • Vaj ulliri / gjalpë
  • Kripë, piper
  • Bime aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Pasi qërojmë patatet i presim në feta dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të nxehtë me vegetë ose kripë e piper. I ziejmë për rreth 15 minuta.

Lyejmë mirë një tavë me gjalpë, shtojmë patatet të cilat i shtypim jo plotësisht. Rrahim vezët me kosin, ajkën, qumështin dhe erëza sipas dëshirës. E shtojmë mbi patate dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Sipas preferencës mund të shtojmë dhe bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?