Pak' humor karantine' nga Bes Kallaku: Ka shku kilja portokallit sa omleta në Dhërmi! (VIDEO)

15 Mars 2020, 14:52| Përditesimi: 15 Mars 2020, 15:11

  • Share

Aktori Bes Kallaku njihet për humorin dhe tekstet e krijuara nga vetë ai.

I izoluar në shtëpi bashkë me familjen, ka krijuar një këngë për gjendjen në të cilën ndodhet duke e shoqëruar me nota humori.

Gjithashtu ka ironizuar edhe cmimet e rritura duke e përcaktuar cmimin e portokalles sa një omëletë në Dhërmi gjatë peridhës së verës.

Teksti I Besit:
Kam një javë në karantinë, edhe nuk po dal nga shpia.
Ska makina, s’ka as njerëz, ka dhon urdhër policia.
Bona dasëm bona fmin ca mka gjet i mjeri un, po tashi që jena nshpi po na vje mu njoft me grunë.
Krejt pallati po na duket si me qenë në burgosje.
3 familje që ka kati, koridorin për ajrosje.
Nuk përdorim ashensorin, vetëm shkallët pa ndales
Po kuksioni n’kat të dyt ka vu traun me pages!
Skena dal e jena mbyll vetëm shpi ne po rrimë.
Nusja sa ka vu make up-in, shkojm për darkë në kuzhinë.
Dola bleva portakalla, me i shtrydh se kena fmi.
Ka shku kilja portokallit sa omleta në Dhërmi.
Plaku sillet nëpër shpi, mduket se i ka ik zari.
Ka 2 javë pa u rrujt, u ka bo si Getoari.
Aj aj aj aj aj shqiptari jon,
Nuk ka virus që na ndalon.


Lajmi kryesor:

'Drejtpërsëdrejti nga shtëpia'/ Personazhet e famshëm sjellin grimca humori dhe shprese për të gjithë qytetarët


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HUMORI TE ZGJAT JETEN: 15/03/2020 16:02

    Bravo Besi kemi nevoje per keto grimca humoristike ne keto dite te veshtira.

    Përgjigju
  • Gavri: 15/03/2020 15:06

    Mos e ban spiritozin ti mor fshatar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?