Ambasadorja SHBA Yuri Kim dhe kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj

Politikë

Pak ditë para zgjedhjes së kreut të PD-së, Agron Shehaj bisedë me Yuri Kim: PD dhe SHBA do të forcojnë lidhjet edhe më shumë në të ardhmen

1 Qershor 2021, 20:38| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 21:12

  • Share

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhja e kreut të Partisë Demokratike, një nga kandidatët për kryetar, Agron Shehaj thotë se sot paradite është ftuar për një bisedë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Shehaj nënvizon se SHBA ka qenë në krah të PD-së që në ditët para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në 1992.

Që nga ajo kohë, shton Shehaj, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Shehaj e mbyll reagimin e tij të shkurtër në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.

‘Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.’- shkruan Shehaj.

Ndërkohë që kandidatët për kreun e PD-së prej ditësh tashmë kanë nisur që të shpalosin platformat e tyre për risitë që do të sjellin në Partinë Demokratike, kjo është biseda e parë që ambasadorja amerikane zhvillon me një nga kandidatët për kryetar të PD-së. Në garë për kreun e PD-së që do të zhvillohet me 13 qershor, veç Agron Shehajt, janë kryetari aktual Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli si dhe Edith Harxhi.

Lulzim Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi e kanë cilësuar më herët garën si asimetrike, por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?