Martin Henze dhe Ilir Meta

Pak ditë më parë u shfaq krah Berishës, Meta gjen 'ngushëllim' te këshilltari i rremë i Merkel: Edhe ne kemi probleme me Gjonajn

22 Shkurt 2020, 21:45| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 22:09

  • Share

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mbrëmjen e sotme një postim në twitter të Martin Henzë të prezantuar si këshilltar i kancelares gjermane Anegla Merkel, ndonëse kjo e fundit nuk e njeh fare. Në postimin e tij Henze del në krah të Metës, duke sulmuar ashtu si ai ministen e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ai thotë se Gjonaj shkel vazhdimisht kushtetutën dhe me me veprimin për emërimin e Arta Vorpsit ndërhyri edhe në pavarësinë e gjyqësorit.

"Si Europianë, kemi një problem në rritje me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila mban përgjegjësinë politike për shkeljen e përhershme të kushtetutës shqiptare. Një sjellje masive, e dënueshme, antikonstitucionale. Një sjellje e papranueshme.

Është e nevojshme parandalimi i sulmit ndaj drejtësisë dhe një ndaj shtetit shqiptar.

Asaj i mungon kuptimi i sundimit të ligjit; ajo duket se nuk e ka mësuar ligjin kushtetues në universitet

Mosfunksionimi i gjykatave, kaosi antikushtetues në pushtimin e gjykatave, për shkak të destabilizimit absolut të ekonomisë, emigrimi i të rinjve të Shqipërisë krijon një emergjencë shtetërore

Mungesa e respektit, deklaratat fyese nga e ashtuquajtura Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndaj Presidentit Meta, e cila ndërhyu në pavarësinë gjyqësore, janë probleme të tjera ligjore. Ajo tregon mospërfillje të plotë për rendin juridik dhe shtetëror.

Kjo merr një dimension gjithnjë e më të madh antidemokratik. Kombi shqiptar duhet të reagojë në kuptimin e një demokracie të fortifikuar shqiptare dhe të mbrojë shtetin e saj nga ky shkatërrim. Paratë e taksave evropiane për reformën gjyqësore janë tretur”- shkruan Henze.

Postimet e Martin Henze te shperndara nga presidenti Ilir Meta

Por në të vërtetë CDU jo vetëm që nuk e ka këshilltar Martin Henzen, por mbi të gjitha as nuk e njeh fare. Pak muaj me parë, kur Henze filloi të shëtiste në të gjithë aktivitete e Lulzim Bashës, portali JavaNeës kontaktoi me CDU-në gjermane për të mësuar më tepër rreth këtij personazhi që as Google nuk e njeh. Përgjigja e partisë së Merkelit do të ishte befafusese. Ata u shprehën se Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.

Pak ditë më parë ai u rishfaq në skenën politike shqiptare, por këtë herë në krah të Sali Berishës.

Komento

Komente

  • Floriri: 23/02/2020 14:42

    Sa kallepe flori te mori henzi o president i krrabes?

    Përgjigju
  • KONJAKU METILIK: 23/02/2020 12:13

    O konjak metilik sa je ti këshilltari malokut kriminel salhe aq është dhe ky kok badolja Gjerman këshilltar i Merklit. O çe ka gjet Shqiprin na mbytën mashtrusit mir mashtrusit tan po tani po na mysin dhe mashtrusit e Botës me mar ndonjë dor para te vëndi më i varfër i Botës. Pty rac muti politikan muti kaka.

    Përgjigju
  • BASTARDËT: 23/02/2020 11:44

    Po Edi Rama pse nuk e sqaron ktë pun kollai fare. Gjermania është Shtet numur 1. Pse nuk mer konfirmimin e Gjermanis që ky fundërrina Gjermane është mashtrus e kshu ju lë dopjo 6 në dor kriminelve si maloku salhe krimineli hajdut shal ngjitmi lyl e super bajga ilir. Po dhe Edi Rama bën lojën e ktyre e luajn hapa dollapa kush është mbrapa populli. S'ka problem popullit ja rrasim e ja plasim se popull debil është ai e e man mren se ka pr9blem. Mir ja bëjn këti k9dosh populli popull laskar.

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/02/2020 17:43

      Rama dhe SHISH e din shumë mirë se kush është ky mashtrues, permes tij likja dhe sala do bien në kurthën e SPAK-t !

  • Konjak: 23/02/2020 11:10

    Henze ,eshte keshilltar i - partise - se zonjes Merkel .Po keni din e iman ,mos e merrni ne qafe ,z Henze ,duke e pushuar nga puna .Vertet, ju i keni te gjitha ne dore, ,mos ju thente mendia, se hiqni edhe z Trump nga puna .Fal zotit ju jeni zemer mir ,pa mund te na beni kerrdine , sa te thuash pese .Citoj : RRuget te shtruara me ferra ,RReth tyre shihen ,Varre te shpelara me lot ,DHe te - marret - qe zgerdhihen .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Corona: 23/02/2020 09:02

    Meta perpiqet qe te. Perhap edhe coronavirus ne mes te shqiptarve e pastaj te akizoj qeverine

    Përgjigju
  • Llazi: 23/02/2020 07:58

    Meta eshte nje cope debili... Ne Kulturen dhe intelektin e tij te ulet nuk ja kalon dot as edhe nie dervishi teqeje... Mgjths e ke kthyer presidencen ne formatin e nje teqeje (shihni karriget jeshile etj) dhe po ben jeten e nie asketi teqeje ...i izoluar nje izoluar ne injorancen dhe krimet e tij...

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/02/2020 00:32

    Martin Henze është një ”biznismen” Gjermani-amerikan që bën pastrimin e parave të PD-s. Sales me shkelzenin dhe të Ilirit me moniken, më besoni kjo është e vertet! Duhet të denoncohet në Spak ky kriminel së bashku me kriminelët e lartpermendur...!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/02/2020 00:13

    Po ka mundësi që të kontaktohet Gjermania për këtë person, dhe qështja perfundon shumë shpejt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?