Donald Trump

Pak ditë më parë fitoi betejën ligjore, një ligjvënës demokrat ngre një tjetër padi ndaj Trump mbi rolin e tij në protestat në Capitol

16 Shkurt 2021, 22:25| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 22:27

  • Share

Nuk kanë fund çështjet ligjore për ish-Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Një ligjvënës demokrat ka depozituar të martën një aktpadi ish kreut të Shtëpisë së Bardhë të cilin e akuzon për nxitje të rebelimit vdekjeprurës në Capitol.

Padia e ngritur nga ligjvënësi i Misisipit Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, është pjesë e një vale të pritshme çështjesh gjyqësore mbi trazirat e 6 janarit dhe besohet të jetë e para e ngritur nga një anëtar i Kongresit. Ai kërkon kompesim e masa ndëshkuese të cilat nuk janë bërë ende të ditura.

Çështja gjithashtu përmend si të pandehur avokatin personal të ish-presidentit republikan, Rudy Giulianin si dhe grupe të tilla si “Proud Boys” dhe “Oath Keeper”, organizata të cilësuara ekstremiste, anëtarë të të cilave janë paditur nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në sulmin e dhunshëm ndaj Capitol-it.

Avokatët e Trump i kanë hedhur poshtë akuzat se ai ka nxitur rebelimin. Një këshilltar i tij dhe një avokat i Giuliani, ende nuk i kanë kthyer përgjigje një emaili ku u kërkohej një koment mbi çështjen.

Vetëm pak ditë më parë, Trump u shpall i pafajshëm në gjyqin e zhvilluar ndaj tij mbi akuzat se ish-Presidenti organizoi protestën e dhunshme në Capitol më 6 janar. Sipas mediave amerikane, senatorët votuan me 57 vota kundër dhe 43 pro fëjësimit ndaj Trump për nxitje të kryengritjes ku humbën jetën disa persona.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?